“Së shpejti një risi”, a po vjen kënga e re nga Ferki Shala dhe “Fisnikët”?





Këngëtari mitrovicas Ferki Shala ka ngjallur kureshtje tek publiku me një fotografi të publikuar në faqen e tij në Facebook, ku shihet së bashku me Agim Gërgurin, frontmenin e grupit të njohur rock “Fisnikët”.

Me këtë postim, Shala ka paralajmëruar se diçka e re po vjen së shpejti, por pa dhënë detaje të tjera.

Kjo ka bërë që fansat të hamendësojnë nëse dy artistët e njohur të skenës vendore janë duke përgatitur një këngë të re.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se çfarë surprize po përgatisin.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo