Saranda Imeri nuk e mohon mundësinë të caktohet ushtruese detyre e kryetares së Komunës së Gostivarit





Deputetja e koalicionit VLEN nga Gostivari, Saranda Imeri, nuk e ka mohuar mundësinë që të caktohet ushtruese detyre e kryetares së Komunës së Gostivarit.

E pyetur sonte nga televizioni Globi gjatë një eventi festiv ku ajo mori pjesë, Imeri deklaroi se në politikë gjithçka është e mundur.

“Në politikë gjithçka është e mundur,” tha deputetja Imeri, duke shtuar se nuk e mohon mundësinë që të marrë këtë detyrë.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se nga java e ardhshme do të zhvillohen takime me partnerët e koalicionit për të caktuar ushtruesit e detyrës së kryetarëve të komunave në të cilat nuk u arrit censusi zgjedhor – Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë.

Sipas ligjit, në këto komuna zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 60 ditëve nga shpallja përfundimtare e rezultateve zgjedhore nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve./TV Globi