Sandra Bullock shfaqet në publik për herë të parë pas gati një viti, shmang daljet që nga vdekja e bashkëshortit
Sandra Bullock u fotografua në publik këtë javë, një ngjarje e rrallë në dy vitet e fundit. Konkretisht, aktorja shmang kryesisht ngjarjet shoqërore që kur bashkëshorti i saj Bryan Randall ndërroi jetë.
Aktorja u pa për herë të fundit në publik në dhjetor 2024, kur ndoqi ndeshjen e Los Angeles Lakers kundër Detroit Pistons.
Bullock i ka reduktuar paraqitjet e saj publike vitet e fundit, veçanërisht që kur Randall ndërroi jetë.
Sandra Bullock breaks cover for first time in almost a year during LA outing with son https://t.co/qBYWpUeYCB pic.twitter.com/yoGek9e9Ps
— Page Six (@PageSix) November 14, 2025
Ajo gjithashtu nuk është shfaqur në një film që nga komedia aksion e vitit 2022 “The Lost City”, e cila u publikua ndërsa kujdesej për Randall gjatë betejës së tij të atëhershme sekrete me ALS.
Megjithatë, në fillim të këtij viti u zbulua se ajo po punon për një rikthim, një thriller romantik që do ta ribashkojë atë me bashkë-yllin e saj Keanu Reeves.
Pastaj, këtë të mërkurë ajo u pa me një shprehje të shqetësuar në fytyrë, ndërsa po ngiste makinën nëpër Los Angeles me djalin e saj Louis.
Kujtojmë që Sandra u takua me Bryanin në vitin 2015 kur ai fotografoi ditëlindjen e djalit të saj Louis, dhe takimi i tyre fatal ndodhi pesë vjet pas divorcit të saj nga Jesse James.
Ata u panë për herë të fundit së bashku në publik në korrik 2020. Çifti nuk kishte fëmijë së bashku, por i rritën së bashku fëmijët e adoptuar të Sandrës – djalin Louis dhe vajzën Laila, dhe Bryan ka gjithashtu një vajzë të rritur, Skylar, nga një marrëdhënie e mëparshme.