Rriten çmimet e derivateve të naftës





Komisioni Rregullator për Shërbimet e Menaxhimit të Energjisë, Ujit dhe Mbeturinave Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0.23% krahasuar me vendimin e datës 11.11.2025.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten me 1.00 den/litër. Çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) rritet me 0.50 den/litër. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) nuk ndryshon.

Çmimi me pakicë i naftës M-1 NS ulet për 0.806 den/kg dhe tani do të arrijë në 35.621 den/kg.

Nga data 18.11.2025, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzina EUROSUPER BS 95 – 75.50 (denarë/litër)
BenzinavEUROSUPER BS 98 – 77.50 (denarë/litër)
Naftë EURODIESEL BS (D-E V) – 72.50 (denarë/litër)
Vaj ekstra i lehtë për karburant 1 (EL-1) – 69.50 (denarë/litër)
Mazut M-1 NS – 35.621 (denarë/kilogram).