Prej sot deri më 24 nëntor, në organizim të Rrjetit të edukimit mediatik, për të shtatën herë mbahen Ditët e edukimit mediatik 2025. Anëtarët e Rrjetit dhe mbështetësit e tyre do të organizojnë më shumë se njëzet ngjarje në lokacione të ndryshme në mbarë vendin, ndërsa disa ngjarje do të mbahen edhe onlajn. Në këtë mënyrë vendi është përfshirë drejt Javës globale të edukimit mediatik dhe të informacionit të UNESKO-s.
Në Konferencën e sotme për edukim mediatik 2025 “BE – Ballkani Perëndimor”, në organizim të Delegacionit të Bashkimit Evropian, drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), Zoran Trajçevski ka theksuar se këtë vit, nën moton “Ti din, tjetri nuk din”. Komenti yt mund të ndihmojë në “Ditët e edukimit mediatik, janë fokusuar në mendimin kritik dhe përgjegjësinë kyçe në hapësirën digjitale.
“Sepse sot, më shumë se kurrë, nuk është e mjaftueshme vetëm të dallojmë dezinformatat – duhet të reagojmë, të ndajmë njohuri, të jemi qytetarë aktiv”, theksoi Trajçevski.
Nga ASHMAA njoftojnë se konferenca është një ngjarje kryesore rajonale e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm në fushën e edukimit mediatik, ndërsa këtë vit konferenca në Shkup e shënon edhe fillimin e Ditëve të edukimit mediatik.
Ambasadori i BE-së në vend, N.E. Mihalis Rokas ka theksuar se në një mjedis dinamik mediatik, në të cilin mediat sociale, inteligjenca artificiale dhe manipulimi i huaj me informata dhe ndikim e riformësojnë mënyrën në të cilën qytetarët kanë akses dhe interpretojnë informatat, është e domosdoshme të bëhen përpjekje në përforcimin e përgjigjes kolektive ndaj dezinformatave dhe ndikimit të aktorëve keqdashës.
“Edukimi mediatik është një nga mjetet më të forta që i kemi për të mbrojtur shoqëritë. Kur njerëzit mund të njohin një përmbajtje të rreme, t’i rishqyrtojnë përmbajtjet të cilat i shohin në internet dhe të kërkojnë informata të besueshme, ata bëhet rojtarë aktiv të demokracisë. Kjo, mes tjerash, është edhe një nga arsyet pas “Mburojës evropiane për demokracinë”, nisma e BE-së e cila e përforcon gatishmërinë tonë të përbashkët të kundërshtohemi në informatat manipuluese dhe të ndërtojmë rezistencë kolektive”, ka theksuar ambasadori Rokas.
Në fokus të Konferencës janë disa tema mes të cilave – platforma e mediave sociale si pjesë e problemit dhe nga zgjidhja për manipulim të brendshëm dhe dezinformata, dezinformatat gjinore dhe urrejtja digjitale; vlera e përgjigjes institucionale të kërcënimeve nga manipulimet e jashtme dhe dezinformatat, inteligjenca artificiale jashtë çet-butove: sovraniteti, ndërtimi i kapaciteteve për të vërtetën; gjenerata e ardhshme dhe platformat: navigacioni nëpër rreziqe dhe mundësi.
Për nevojat e Ditëve të edukimit mediatik 2025 janë përpunuar video dhe audio videoklipe në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze, të cilat tashmë po emitohen në media me qëllim, siç thonë nga ASHMAA, një numër i madh i qytetarëve të informohen për ngjarjet për edukimin mediatik. Këtë vit videoklipet për Ditët e edukimit mediatik do të vendosen edhe në disa lokacione me videobim në qytetin e Shkupit.
Më shumë informata për ngjarjet që do të mbahen drejtpërdrejtë ose onlajn dhe për përmbajtjet mediatike të cilat do të emitohen në kuadër të Ditëve, mund të gjenden në ueb faqet mediumskapismenost.mk и avmu.mk, si dhe në Facebook, Instagram и Youtube kanalin e Rrjetit për edukim mediatik.