Reagon menaxhmenti i këngëtarit: “Humbja e Shpatit është një goditje e rëndë. Ju njoftojmë për varrimin”





Menaxhmenti i artistit ka publikuar një reagim zyrtar pas lajmit të rëndë që ka prekur publikun dhe miqtë e tij.

Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale, ata shprehin dhimbjen e madhe për humbjen e artistit dhe njoftojnë se shumë shpejt do të bëjnë të ditura detajet lidhur me procedurat mortore.

Artisti nga Tetova vdiq në moshën 40-vjeçare derisa ndodhej në Itali pas një sulmi në zemër.

Më poshtë deklarata e plotë:

“Të nderuar miq familjarë, media dhe publik i dashur i Shpatit,

Humbja e Shpatit është një goditje e rëndë dhe një dhimbje e madhe për të gjithë ne.

Ju njoftojmë se së shpejti do t’ju informojmë me detaje të plota rreth procedurave të varrimit.

Me respekt,

Menaxhmenti i Shpatit”.

Reagon menaxhmenti i këngëtarit: “Humbja e Shpatit është një goditje e rëndë. Ju njoftojmë për varrimin”