Sipas njoftimeve të mediave, Japonia ka eksportuar raketa të mbrojtjes ajrore “Patriot” të prodhuara në vend në Shtetet e Bashkuara për herë të parë pas lehtësimit të kufizimeve. Ndërkohë, Partia Liberaldemokrate e Japonisë ka filluar diskutimet për rishikimin e tre dokumenteve të saj kryesore të sigurisë, duke përfshirë tre parimet jobërthamore të moszotërimit, mosprodhimit dhe mosimportimit të armëve bërthamore në territorin japonez.
Duke iu përgjigjur pyetjeve përkatëse, zëdhënësja e diplomacisë kineze Mao Ning u shpreh në një konferencë të rregullt shtypi që, pas fitores së Luftës së Dytë Botërore, dokumentet ligjore ndërkombëtare, si Deklarata e Kajros, Proklamata e Potsdamit dhe Instrumenti i Dorëzimit të Japonisë, përcaktojnë qartë detyrimet e Japonisë për çarmatimin e plotë dhe ndalimin e ruajtjes së industrive që mund të mundësojnë riarmatimin.
Japonia e ka zgjeruar vazhdimisht fuqinë e vet ushtarake vitet e fundit, me buxhetin e mbrojtjes që është rritur për 13 vjet me radhë dhe miratimin e një projektligji të ri të sigurisë për të hequr ndalimin e të drejtave të vetëmbrojtjes kolektive, tha Mao, duke shtuar që Japonia i ka lehtësuar vazhdimisht kufizimet mbi eksportin e armëve .
Ndërsa pretendon të krijojë një botë pa armë bërthamore, Japonia është orvatur të rishikojë tre parimet jobërthamore, gjë që shënon një hap drejt shtimit të riarmatimit- nënvizoi zëdhënësja e MPJK – së