Rama mbërrin në Romë, pritet nga kryeministrja Meloni (VIDEO)

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka pritur homogun e saj, Edi Rama në Villa Doria Pamphili, Romë. Rama ka udhëtuar drejt Romës me 10 ministra lidhur me mbledhjen e parë mes dy qeverive të dy vendeve.

Rama përmes një postimi në “Facebook” theksoi se gjatë mbledhjes do të nënshkruhen 16 marrëveshje të reja bashkëpunimi por nuk e përcaktoi se në çfarë fushe. Euronews Albania mëson se ndër marrëveshjet që do të nënshkruhen kanë të bëjnë me fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit.

Axhenda:

-Në orën 11:40 është parashikuar takimi mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni.
-Në orën 12:30 do të nisë mbledhja e përbashkët me delegacionet e të dy vendeve.
-Rreth orës 14:00 do të firmosen disa marrëveshje dhe memorandume mes Italisë dhe Shqipërisë, në fusha si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor.

Ministrat që do të jenë pjesë e delegacionit shqiptar janë:

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku;
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali;
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari;
Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu;
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu;
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala;
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj;
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja;
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj;
dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.