Publikohet plani alternativ i aleatëve evropianë për paqen në Ukrainë

Agjencia e lajmeve Reuters dhe disa agjenci të tjera kanë bërë publik të hënën tekstin e një plani alternativ të hartuar nga aleatët evropianë të Kievit, ndaj atij të hartuar nga administrata e Trumpit.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka mohuar çdo dijeni për ekzistencën e tij.

Kundërpropozimi i raportuar i Evropës përfshin:

Një kufi për forcat e armatosura ukrainase në 800,000 personel gjatë kohës së paqes.

Ukraina mund t’i bashkohet NATO-s në varësi të konsensusit të anëtarëve të NATO-s.

NATO-ja pranon të mos stacionojë “përgjithmonë” trupa në Ukrainë.

SHBA-ja do t’i ofrojë Ukrainës një garanci sigurie të ngjashme me përgjigjen e Nenit 5 të NATO-s përballë pushtimit rus – kjo do të thotë se një sulm ndaj Ukrainës do të trajtohej si një sulm kundër të gjithë anëtarëve të NATO-s.

Një taskforcë sigurie që përfshin SHBA-në, Ukrainën, Rusinë dhe evropianët për të zbatuar marrëveshjen.

Ukraina angazhohet të mos rimarrë territorin sovran të pushtuar përmes mjeteve ushtarake, por përmes negociatave.

Më poshtë janë disa pika nga propozimi fillestar i raportuar i SHBA-së, për krahasim:

Kiev do të zvogëlojë ushtrinë e saj në 600,000 personel.

Ukraina duhet të angazhohet në kushtetutën e saj për të mos u bashkuar me NATO-n, dhe NATO-ja duhet ta përfshijë këtë në statutet e saj.

NATO-ja duhet të angazhohet për të mos stacionuar trupa në Ukrainë.

Rajonet e Krimesë, Luhanskut dhe Donetskut njihen si “de facto ruse” dhe kufijtë ngrihen për të reflektuar përfitimet territoriale ruse.