Pse vendosi të dëshmojë në mbrojtje të Thaçit? – Hill: S’besoj se ai ishte i përfshirë në veprimtari të paligjshme
Dëshmitari Christopher Hill, ish-ambasador i ShBA-së në Serbi, ka shpjeguar arsyen pse vendosi të dëshmojë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai theksoi se nuk beson se Thaçi ka qenë i përfshirë në veprimtari të paligjshme.
“Koha nuk i shëron të gjitha plagët, por mendoj që pas 25 vjetësh, është kohë e madhe që të mendohen gjërat, dhe nuk kam arsye të besoj që Thaçi ishte i përfshirë në aktivitete të tilla”.
“Nuk kam arsye të besoj dhe as nuk kam dëgjuar në atëkohë, që ai të ketë urdhëruar veprimtari të paligjshme, siç e kuptoj unë, ai u mbajt i burgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje. Kur mu kërkua kjo gjë, njerëzit më kontaktuan dhe ndjeva që duhet të thosha atë që dija në lidhje me situatën”, u shpreh Hill, njofton Klankosova.tv.