Prokuroria del me njoftim: Të dhënat e para tregojnë se studentja nga Kosova nuk është vrarë





Të dhënat fillestare nuk tregojnë se studentja nga Kosova e gjetur e vdekur në Tetovë është vrarë

Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer hetim në vendin ku është gjetur trupi pa jetë i një vajze të re, si dhe në banesën me qira ku ajo qëndronte, njoftoi Prokuroria.

“Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes, përfshirë kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, megjithëse të dhënat dhe gjurmët fillestare nuk tregojnë se vdekja është rezultat i ndonjë vepre penale. Megjithatë, është urdhëruar autopsia dhe do të merren në pyetje disa persona. Prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të rastit,” informoi Prokuroria.