Presidentja Osmani pret në takim një delegacion të kongresit amerikan





Presidentja, Vjosa Osmani do të pret sot në takim një delegacion të kongresit amerikan.

Takimi do të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes, me fillim nga ora 09:30, transmeton Klankosova.tv.

Kështu ka njoftuar Presidenca përmes një komunikate për media, ku po ashtu u bë e ditur se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.