Po gërmonte për të ndërtuar një pishinë, burri gjen thesarin me vlerë 700 mijë euro në oborr





Një burrë në Francë ka bërë një zbulim të jashtëzakonshëm teksa po gërmonte për të ndërtuar një pishinë në kopshtin e shtëpisë së tij, ai gjeti shufra ari dhe monedha me vlerë të përafërt prej 700 mijë eurosh.

Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ndodhi në qytetin Neuville-sur-Saône, pranë Lionit.

Zbulimi u raportua në muajin maj në Drejtoria Rajonale e Çështjeve Kulturore, e cila pas hetimeve vendosi se burri mund t’i mbajë thesaret, pasi nuk kishte asnjë provë që bëhej fjalë për një objekt arkeologjik.

Në deklaratën e një përfaqësuesi të autoriteteve thuhet se nuk kishte asnjë tregues për origjinën e arit, ndërsa ish-pronari i tokës kishte ndërruar jetë, gjë që e bënte të pamundur të përcaktohej se kujt i përkisnin.

Sipas gazetës rajonale Le Progrès, burri gjeti pesë shufra ari dhe disa monedha, të mbështjella me kujdes në thasë plastikë një zbulim që i ndryshoi jetën papritur.