Pilot turk humb jetën në Kroaci, kishte mbijetuar një aksident ajror vetëm dy muaj e gjysmë më parë





Avioni “Air Tractor AT-802” u rrëzua dje pranë qytetit Senj, në Kroaci, ndërsa ishte në fluturim kthimi midis Rijekës dhe Zagrebit, njoftoi Drejtoria e Mbrojtjes Civile.

Piloti, Hasan Bahar (45), humbi jetën. Ai është i njëjti pilot që mbijetoi rrëzimin e avionit zjarrfikës në rrethin Jatagan në Mugla, në veriperëndim të Turqisë, më 29 gusht të këtij viti.

Njoftimi për zhdukjen e avionit nga radari nga Kontrolli i Trafikut Ajror të Kroacisë është regjistruar në orën 16:53, ndërsa në 17:11 është pranuar raportimi për rrëzimin dhe shpërthimin e zjarrit.

Ekipet e shpëtimit arritën shumë shpejt në vendngjarje. Zjarri u lokalizua rreth orës 18:00, ndërsa zjarrfikësit gjetën trupin e karbonizuar të pilotit.