Përleshje para një lokali në Tetovë – 24-vjeçari përfundon me lëndime të rënda





Më 08.11.2025, rreth orës 23:50, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, para një lokali, ka pasur prishje të rendit dhe qetësisë publike midis disa personave.

Menjëherë është ndërhyrë lidhur me rastin dhe në vendngjarje është gjetur B.T. (24) nga Tetova, i cili ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona. Ai është dërguar në Qendrën e Urgjencës në Tetovë për ndihmë mjekësore, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.