Përleshje fizike pranë një hoteli në Karposh – policia ndërmerr masa





Më 07 nëntor 2025, rreth orës 18:30, në SPB Shkup, është denoncuar se pranë një objekti hotelierik në zonën e Karposhit, ka ndodhur një përleshje fizike midis P.B. (31), D.B. (36), N.N. (52) dhe N.A., të gjithë nga Shkupi.

Sipas informacioneve të siguruara nga TetovaSot, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresa përkatëse ndaj të përfshirëve.TS