Ministria e Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, njoftoi sot se Izraeli kishte dorëzuar trupat e 45 palestinezëve, si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi që hyri në fuqi më 10 tetor në territorin palestinez.
Sipas kushteve të marrëveshjes, Izraeli duhet të dorëzojë trupat e 15 palestinezëve për çdo peng të vdekur izraelit të kthyer nga Gaza. Izraeli konfirmoi sot se kishte marrë trupat e tre pengjeve një ditë më parë.
Ministria në Gaza njoftoi më pas se “sot morëm trupat e 45 martirëve të dorëzuar nga pushtuesi izraelit nëpërmjet ndërmjetësimit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, gjë që e çon numrin e përgjithshëm të martirëve të pranuar në 270 në shkëmbim”.