Policia londineze ka bërë të ditur se nuk ka asnjë indikacion që të sugjerojë se sulmi me thikë që ndodhi të shtunën në bordin e trenit të linjës Doncaster-Londër është një incident terrorist.
Sipas autoriteteve, nga nëntë personat që fillimisht besohej se kishin lëndime kërcënuese për jetën, katër janë liruar, ndërsa dy mbeten në gjendje të rëndë.
Po ashtu, policia ka njoftuar se dy burra, të dy shtetas britanikë, janë arrestuar nën dyshimin për tentativë vrasjeje.