PAMJE të frikshme në SHBA/ Aeroplani i UPS në flakë pas shkëputjes së motorit, shënohen 14 viktima dhe 12 të lënduar
Pamje të reja kanë dalë nga rrëzimi tragjik i një aeroplani të UPS më 4 nëntor në Kentucky, SHBA, që shkaktoi vdekjen e 14 personave dhe plagosjen e 23 të tjerëve. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) publikoi raportin paraprak të incidentit, që përfshin humbjen e jetës së tre anëtarëve të ekuipazhit të avionit McDonnell Douglas MD-11 dhe 11 personave në tokë.
Pamjet tregojnë momentin kur një nga tre motorët i aeroplanit shkëputet gjatë ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar “Muhammad Ali” në Louisville, duke shkaktuar menjëherë një zjarr të madh. Raporti paraprak ende nuk ka përcaktuar arsyen e shkëputjes së motorit, por evidenton se ai u shkëput nga shtylla që e lidhte me krahun, ndërsa aeroplani po përgatitej për ngritje.
Flakët që shpërthejnë pas disa sekondash sugjerojnë se zjarri mund të ketë lindur nga goditja e motorit të rënë mbi krahun e mbushur me karburant. Pavarësisht zjarrit në anën e majtë, aeroplani arriti të kalonte gardhin e aeroportit, por nuk u ngjit më shumë se 30 metra mbi tokë, para se të rrëzohej dhe të shpërthente në flakë.
Raporti përfshin edhe dëshmi nga dy kontrollorë trafiku ajror, të cilët konfirmojnë se shpejtësia e MD-11 dukej normale dhe fluturimi ishte pa probleme “para se avioni të anonte pak majtas”.
Newly released footage captured by the dashcam of a truck driver, showing today’s crash of UPS Flight 2976, a McDonnell Douglas MD-11 Cargo Plane operated by UPS Airlines, during takeoff from Muhammad Ali International Airport in Louisville, Kentucky. pic.twitter.com/bLKKoZstRP
— OSINTdefender (@sentdefender) November 5, 2025