Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri – Angli, e cila po luhet në kuadër të xhiros përmbyllëse të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.
Pas 45-minutëshit të parë, nuk pati asnjë gol, me pjesën e parë që u mbyll 0-0.
Anglia i pati disa raste të mira shënimi, por që Thomas Strakosha ishte në krye të detyrës.
Në anën tjetër, Shqipëria po ashtu rrezikoi, por me disa gjysmëraste.
Anglia është e para në grup me shtatë fitore nga shtatë ndeshje, pa e llogaritur ndeshjen e sotme, duke siguruar kualifikimin direkt për Botëror.
Ndërsa, Shqipëria është e dyta në grup, pas sigurimit të “play-offit” me fitoren ndaj Andorrës.