Opozita/ Flamur Noka e Agron Gjekmarkaj homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano





Një tufe me lule u vendos sot nga Partia Demokratike në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Në ceremoni ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe nënkryetari Agron Gjekmarkaj, duke shprehur respektin dhe përulësinë e tyre për kontributin e Nanos në politikën shqiptare dhe në historinë e vendit.

Më herët edhe figura të tjera opozitare, si Agron Duka e Fatmir Mediu morën pjesë në homazhet për ish kryeministrin dhe ish liderin e PS, Fatos Nano.