Nis në Strasburg protesta për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë





Në qytetin e Strasburgut po zhvillohet sot protesta e organizuar në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Aty po kërkohet drejtësi për çlirimtarët.

Qindra protestues janë mbledhur pranë institucioneve evropiane, duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe pankarta me të cilat kërkohet proces transparent dhe i paanshëm gjyqësor.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta synon të tërheqë vëmendjen ndërkombëtare ndaj çështjes dhe, siç deklarojnë ata, ndaj trajtimit të padrejtë që u është bërë të akuzuarve.

Protesta në mbrojtje të ish-krerëve janë mbajtur edhe në Prishtinë, Hagë dhe e fundit ishte në Tiranë.