Dy të dyshuara, nënë e bijë, janë arrestuar në Podujevë, pasi të njëjtat pas një fjalosje janë përfshirë në konfrontim fizik.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se vajza që u konfrontua me nënën ishte e mitur, dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
Të dyshuarat pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.
“Podujevë 21.11.2025 – 11:40. Janë arrestuar dy të dyshuarat femra kosovare (nëna dhe vajza e saj e mitur), pasi të njëjtat pas një fjalosje në mes veti janë përfshirë në konfrontim fizik në mes veti. E dyshuara e mitur ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas informimit dhe konsultimit me prokurorin, të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK. /Klankosova.tv