Nëna e raporton zhdukjen e vajzës së saj në Prizren





Një nënë në Prizren, ka raportuar vajzën e saj të zhdukur në Polici të Kosovës.

Sipas raportimit të Policisë, ankuesja ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, transmeton Klankosova.tv.

“Ankuesja ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, njofton raporti 24-orësh i PK-së.