Ndërron jetë mësuesja, sëmundja e rëndë e mposhti në moshë të re





Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Korçës, ku ka ndërruar jetë në moshë shumë të re mësuesja Fjoralba Dule, e cila prej kohësh po përballej me një sëmundje të rëndë.

Pavarësisht forcës, shpresës dhe përkushtimit që e karakterizonte, Fjoralba nuk mundi ta fitonte këtë betejë të padrejtë. Largimi i saj ka lënë një boshllëk të madh te familjarët, miqtë dhe kolegët, por edhe te nxënësit që e vlerësonin për dritën, mirësinë dhe pasionin që sillte çdo ditë në klasë.

Edhe pse jeta iu ndërpre në kulmin e saj, kujtimi i Fjoralbës do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që patën fatin ta njihnin dhe ta donin.