MPB: Është arrestuar shoferi që përplasi për vdekje të moshuarin në bulevardin “Goce Dellçev”





“Sot (03.11.2025) në Shkup, punonjës policie nga SPB Shkup arrestuan H.K. (37) nga Shkupi, pasi rreth orës 12:30 në bulevardin “Goce Dellçev” ai, me automjetin “Passat” me targa të Shkupit, goditi një çiklist, J.Q. (78) nga Shkupi, i cili vdiq në vendngjarje nga plagët e marra. Pas aksidentit, shoferi la automjetin dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, pas masave të marra nga policia, ai u gjet dhe u arrestua. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.