Modelja shqiptare i propozon të dashurit





Modelja shqiptare Xhenisa Keçi, ka thyer tabutë tradicionale duke i propozuar martesë të dashurit të saj, Erald Farrukut, në një ceremoni private, romantike dhe tejet të kuruar.

Ngjarja ndodhi në një ambient me atmosferë mistike, të dominuar nga drita e qirinjve, pasqyra të mëdha dhe një ndriçim i zbehtë që theksonte dramatizmin e momentit.
Momentin e propozimit e ka bërë publik vetë çifti, i cili është përgëzuar menjëherë nga miq, personazhe publikë dhe fansa të shumtë.

Përtej aktit romantik, propozimi i Xhenisës ka marrë vëmendje edhe për mesazhin e fortë që përcjell.

Përmes një komenti ajo u shpreh:

“Mënyra si e shoh unë Barazinë gjinore.”

Me këtë deklaratë, modelja thekson se propozimi për martesë nuk është ekskluzivitet i burrave dhe se gratë mund dhe duhet të ndërmarrin hapa të rëndësishëm në jetën e tyre personale, duke ndryshuae pritshmëritë dhe rolet gjinore tradicionale.