Mickoski: Gjyqtarët kërkojnë buxhet gjyqësor mbi mesataren evropiane, madje 75% më shumë, çfarë suksesi kanë arritur për atë buxhet
Kryeministri Hristijan Mickoski në “Top Tema” në televizionin Telma, duke folur mbi temën e gjyqësorit dhe prokurorisë, theksoi se gjyqtarët në vend kërkojnë buxhet gjyqësor mbi mesataren evropiane, madje 75% më shumë, por cilat rezultate i kanë treguar gjyqtarët që ta marrin atë buxhet dhe prandaj ai nuk sheh arsye për rritjen e kësaj shume.
„Nëse flasim për buxhetin, të prezantoj një analizë për qytetarët maqedonas. Ky është raport evropian. Buxheti që ne si shtet е ndajmë për gjyqësorin është 0,39% e bruto prodhimit të brendshëm. Qytetarët duhet ta dinë se Greqia fqinje ndan 0,26%, Franca ndan 0,2%, të shkojmë hap më tej, Gjermania ndan 0,3%, ndërsa mesatarja evropiane është 0,31% e BPB-së, ndërsa mediana është 0,28%. Ne ndajmë më shumë si nga mediana ashtu edhe nga mesatarja evropiane, ose në numra, më shumë se 75% e vendeve anëtare të BE-së”, tha kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski shtoi se edhe vendet që synojnë anëtarësimin në BE ndajnë buxhet më të ulët se Maqedonia, përkatësisht Shqipëria 0,295%, Moldavia 0,35%, Gjeorgjia 0,23%, pra ne ndajmë më shumë se të gjithë.
Ligji thotë deri në 0,8%. Në ndryshimet e reja të ligjit kërkojnë minimum 0,8% dhe minimum 0,5% për prokurorinë ose gjithsej 1,3%, gjë që nuk ka shanse teorike, sepse kjo do të ishte tre herë më shumë në krahasim me shtetin që ndan më shumë për gjyqësorin në Evropë. Sipas raportit evropian, një gjyqtar fillestar fiton 19.170 euro pagë bruto në vit, ndërsa në Slloveni një gjyqtar fillestar fiton 34.101 euro bruto në vit, diku rreth 80% më shumë, ndërkohë që BPB-ja për Maqedoninë është diku 6,5 mijë euro, ndërsa për Slloveninë 28 mijë euro. Pra matematikisht, një gjyqtar fillestar në Slloveni ka 80% pagë bruto më të lartë se një gjyqtar fillestar në Maqedoni, me një BPB tre herë e gjysmë më të lartë se ajo që kemi ne. Ku është proporcionaliteti këtu, tha kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski theksoi për opinionin që ta dijë saktë, se nga një gjykatë në Maqedoni, pagat, kryetari i asaj gjykate ka pagë rreth 180.000 denarë, rreth 3.000 euro, ndërsa paga e tij si kryeministër është 155.000 denarë.
“Në rajon, buxheti për gjykatat: Shqipëria 0,17% e BPB-së, ne 0,30%, Moldavia, që është front raner në procesin e afrimit me BE-në, 0,18%, Gjeorgjia 0,15%. Kjo tregon se buxheti që qeveria ndan për sistemin gjyqësor është më i lartë se ai i 75% të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Unë nuk shoh nevojë për rritjen e kësaj shume dhe sa i përket pjesës për miratimin e planit të punësimeve dhe avancimeve, nuk kam problem, Qeveria nuk ndërhyn në gjyqësor, por qeveria është përgjegjëse për shpenzimin e çdo denari të parave të popullit dhe kur këto para i shpenzon një organ i administratës së shtetit, është logjike që shteti të kujdeset për këtë”, deklaroi kryeministri Mickoski.