Messi i lumtur pas fitores ndaj Angolës: Krenar që përfaqësoj vendin tim





Superylli i Inter Miamit dhe Argjentinës, Lionel Messi ka vazhduar shkëlqimin e tij edhe sot.

Ai tregoi paraqitje të jashtëzakonshme ndaj kombëtares së Angolës në një ndeshje miqësore gjatë ditës së sotme.

Ai pos që shënoi vetë, edhe asistoi për shokun e tij të skuadrës Lautaro Martinez, me ndeshjen që u mbyll 2-0.

Pas kësaj ndeshje, Messi i lumtur ka shpërndarë një postim në rrjetin social “Instagram”.

“Krenar që vazhdoj ta përfaqësoj vendin tim dhe të mbroj ngjyrat bardh e kaltër”, shkruan ai