Mërgata kërçovare po i përgjigjet fuqishëm thirrjes për t’u rikthyer në vendlindje për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.Më shumë se 6.000 bashkatdhetarë pritet të jenë në Kërçovë deri të dielën për të marrë pjesë në votime informon Tetovasot.
Ata do të mbështesin kandidatin shqiptar për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili në raundin e dytë përballet me kandidatin e VMRO-DPMNE-së.
Kthimi masiv i mërgatës shihet si një shenjë mobilizimi dhe uniteti për të ruajtur drejtimin shqiptar të Komunës së Kërçovës, e cila prej vitesh ka qenë simbol i bashkëjetesës dhe angazhimit qytetar.
Burime nga terreni raportojnë se tashmë ka nisur fluksi i parë i bashkatdhetarëve që kanë mbërritur përmes aeroportit të Shkupit dhe pikave kufitare me Shqipërinë dhe Kosovën.
Fushata në Kërçovë ka hyrë në fazën e saj vendimtare, ndërsa pjesëmarrja e mërgatës pritet të jetë faktor kyç në përcaktimin e fituesit të raundit të dytë zgjedhor të së dielës.




