Mërgata e Gjermanisë për Bajram Rexhepin! Nuk shitet gjaku, nuk shitet flamuri nuk shitet dinjiteti





Fryma e bashkimit kombëtar po merr hov të ri në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
Pas mërgatës nga Zvicra, edhe bashkatdhetarët nga Gjermania janë mobilizuar për të ardhur në Tetovë dhe për të mbështetur kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bajram Rexhepin informon Tetovasot .

Në rrjetet sociale po shpërndahen mesazhe të forta nga mërgimtarët, të cilët theksojnë se “nuk shitet gjaku, nuk shitet flamuri, nuk shitet dinjiteti”.
Sipas tyre, kjo është një thirrje kundër nënçmimit dhe përçarjeve politike që kanë shoqëruar garën në disa komuna, përfshirë edhe rastin e mosmbështetjes së kandidatit Haqim Ramadani në Bërvenicë nga vetë strukturat që duhej ta përkrahnin.

“Mërgata po tregon se dinjiteti nuk blihet dhe se Tetova nuk shitet”, thuhet në një nga thirrjet që po qarkullojnë në rrjet.
Dhjetëra bashkatdhetarë nga Gjermania tashmë janë nisur drejt vendlindjes për të votuar të dielën, në një atmosferë që po shihet si moment i bashkimit dhe dinjitetit kombëtar.TS