Këtë fundjavë zhivillohet Kampionati Ballkanik në Karate për kadetë, juniorë dhe U21 (seniorë të rinj) në qytetin e Rijekës, Kroaci.
Ky organizim, që mbahet për të 25-tën herë me radhë, mblodhi 13 shtete dhe mbi 1300 garues.
⸻
Isa Elmazi / Kadet -70 kg
Vend i 3-të (medalje bronzi)
• Rrethi i parë: Fitore ndaj garuesit nga Mali i Zi me rezultat 1:0
• Rrethi i dytë: Fitore ndaj përfaqësuesit të Rumanisë me rezultat 2:0
• Rrethi i tretë: Fitore bindëse ndaj garuesit nga Bosnja 3:0
• Rrethi i katërt: Humbje ndaj Turqisë me rezultat 0:4
• Në repasazh: Fitore dominuese ndaj garuesit nga Mali i Zi me rezultat 4:0
⸻
Aldin Abazi / Junior -55 kg
Vend i 5-të
• Rrethi i parë: Fitore ndaj garuesit nga Bosnja 7:4
• Rrethi i dytë: Fitore të thellë ndaj garuesit nga Rumania 5:0
• Rrethi i tretë: Fitore ndaj Greqisë 2:0
• Rrethi i katërt: Humbje ndaj Turqisë 0:2
• Në repasazh: Humbje 0:6 ndaj garuesit nga Bosnja dhe Hercegovina
⸻
Si trajner i Klubit të Karatesë “Fati” Tetovë, jam jashtëzakonisht i gëzuar me rezultatet e arritura në këtë kampionat ballkanik me konkurrencë shumë të fortë.
Klubi ynë, me tradita të mëdha suksesi, ka nxjerrë ndër vite shumë kampionë që kanë fituar medalje të shumta në kampionate ballkanike – si #Berat Jakupi, #Doan Osmani, #Vjollca Gafuri, #Driton Halimi, #Erdona Ziberi dhe shumë të tjerë.
Tani, tradita po vazhdon me Isa Elmazin dhe Aldin Abazin, të cilët po dëshmojnë seriozitetin dhe nivelin e lartë të klubit më të suksesshëm në Maqedoninë e Veriut.
Në fund, dua të falënderoj sinqerisht garuesit e mi për seriozitetin dhe disiplinën e treguar në garat individuale, si dhe seleksionuesit për punën e tyre të shkëlqyer e profesionale me të gjithë pjesëmarrësit në këtë kampionat të madh.
Urime të gjithë garuesve të reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut për sukseset në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Rijekë, Kroaci!
Suksese te gjitheve
Arlind Huseini
Trajner i KK Fati Tetovë
Drejtor i reprezentacionit të karatesë në Maqedoninë e Veriut
Arlind

