“Mbyllja e fundit e derës, ishte vetëm një mbyllje e zakonshme dere…“, rrëfim prekës i babait të Nadicës që humbi jetën në diskotekën Puls në Koçan (VIDEO)





Aleksandar Naunov, babai i Nadicës njërës nga 63 viktimat e zjarrit tragjik në disko-klubin “Puls” në Koçan, ka ndarë një video prekëse nga momenti i fundit kur e bija doli nga shtëpia, një çast që, siç shkruan ai, ia ka ndryshuar jetën përgjithmonë.

“Mbyllja e fundit e derës.
Ishte vetëm një mbyllje e zakonshme dere…
Por për mua – ishte fryma e fundit e botës sime.
Fëmija im, Nadica ime, e mbylli derën me buzëqeshje,
dhe unë nuk e dija se pas saj do të mbetej jeta e saj,
e bllokuar në flakë, në padrejtësi, në një heshtje pa fund.
Në vend që ta pres me nipër në përqafim,
tani e pres në ëndrra – atje ku nuk digjet më.
Në vend të zërit të saj, dëgjoj jehonën e dhimbjes,
në vend të hapave në korridor – heshtje që më mbyt.
Kaloi koha, por jo dhimbja ime.
Nadica, ti mbete e përjetshme në zemrën time,
në çdo qiri që ndez, në çdo lot që s’pushon.
Emri yt është lutja ime, fytyra jote – dritë e përjetshme.
Dhe ndërsa bota harron, unë do të jetoj për të të kujtuar”, shkroi Naunov.

Mesazhin prekës, ai e shoqëroi me një video të regjistruar disa orë para tragjedisë, në të cilën vajza e tij shihet duke dalë nga shtëpia me buzëqeshje, pa e ditur se ajo do të ishte hera e fundit.