Maqedonia ndër vendet me rrezikun më të lartë nga tërmetet në Evropë

Modeli i ri sizmik evropian që po qarkullon në rrjetet sociale edhe një herë e konfirmon cenueshmërinë e Ballkanit, ku Maqedonia renditet në kategorinë me rrezikun më të lartë nga tërmetet.

Harta e ndan Evropën në tre nivele – zonë të kuqe me rrezik të lartë, portokalli me rrezik të mesëm deri të ulët dhe zonë të gjelbër me rrezik minimal. Sipas të dhënave të paraqitura, i gjithë Ballkani, përfshirë Maqedoninë, Kroacinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë, është vendosur në kategorinë më kritike – zonën e kuqe, së bashku me pjesën perëndimore të Turqisë, njofton TS.

Nga ana tjetër, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Skandinavia, vendet baltike dhe Polonia paraqiten si rajone pothuajse plotësisht të sigurta. Spanja, Portugalia, Franca, Austria dhe Hungaria hyjnë në zonën portokalli, ndërsa Italia është paraqitur pothuajse tërësisht në të kuqe, çka e veçon si një nga vendet më të ekspozuara ndaj aktiviteteve tektonike.

Autorët e hartës theksojnë se një pjesë e të dhënave mund të ketë kufizime, duke pasur parasysh se thyerjet e vjetra apo joaktive nuk paraqiten gjithmonë në mënyrë të saktë. Megjithatë, kjo vizualizim rikthen në vëmendje nevojën për një qasje serioze ndaj sigurisë sizmike dhe forcimin e standardeve mbrojtëse në Maqedoni dhe në rajon./TS