Më 21 nëntor 2025, rreth orës 19:55, në SPB Manastir është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Manastir–Vendkalimi Kufitar Mexhitlia.
Në aksident janë përfshirë automjeti “Opel Corsa” me targa të Manastirit, i drejtuar nga A.S. (23), dhe automjeti “Volkswagen Polo” me targa greke, i drejtuar nga A.H. (30) nga Republika e Greqisë.
Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda trupore ka pësuar 23-vjeçarja A.S., të cilat janë konstatuar nga mjekët e Spitalit Klinik të Manastirit.
Me urdhër të prokurorit publik, ekipi hetimor i SPB Manastir ka kryer ekspertizë në vendngjarje. Autoritetet po vazhdojnë me hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.TS