LSDM: Pse ka lejuar MPB të mbahet koncerti i Aca Lukas, kërkojmë përgjegjësi për shkeljet





Skandali me arrestimin e këngëtarit serb Aca Lukas dhe reagimet e kryetarit të komunës Mitko Jançev, sipas LSDM-së, tregojnë se në koncert kanë qenë mbi 700 persona në një lokal ku ligji lejonte maksimumi 200.

Sipas LSDM-së, edhe policia e Toshkovskit edhe komuna e Jançevit kanë ditur për koncertin, kanë ditur se nuk ka pasur kushte sigurie dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë masë, duke lejuar që ngjarja të zhvillohet deri në momentin kur është ndërprerë. Ata kërkojnë përgjigje pse është lejuar futja e 700 personave duke i vënë në rrezik nga një tragjedi e mundshme, pse organizatorët dhe pronari i lokalit nuk janë thirrur në përgjegjësi edhe pse kanë shkelur protokollet, nëse diskoteka ka respektuar rregulloret dhe a është e regjistruar si klub nate dhe kabare, si edhe nëse kjo situatë paraqet rrezik për një incident të ngjashëm me atë të Koçanit.

LSDzm pyet pse MPB dhe Toshkovski vazhdojnë të lejojnë ngjarje të rrezikshme për qytetarët dhe nëse policia qëllimisht ka lejuar që koncerti të zgjasë për orë të tëra dhe ta ndërpresë vetëm pas mesnatës, në 00:10, kur lokali ka qenë përplot me mysafirë. Ata kërkojnë hapjen e një hetimi urgjent dhe sanksionimin e të gjithë përgjegjësve, ndërsa i bëjnë thirrje Toshkovskit të dalë publikisht, të japë përgjigje dhe të mbajë përgjegjësi.