Lëndohen dy minatorë të “Trepçës”





Dy minatorë të “Trepçës” kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e shpërthimit të një gome kamioni në horizontin e 10-të. Gazmend Berisha nga spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë ka konfirmuar se minatorët janë trajtuar në repartin e Oftalmologjisë. Ai shtoi se gjendja e minatorëve është stabël.
“Po, kanë marrë trajtim mjekësor në repartin e Oftalmologjisë, gjendja e tyre është stabile”, tha Berisha.

Ai theksoi se pas marrjes së ndihmës mjekësore janë liruar nga spitali dhe ndodhen në shtëpi. Rastin e ka konfirmuar edhe drejtori i minierës “Trepça”, Shyqyri Sadiku. Ai theksoi se minatorët janë lënduar lehtë.

“Gjatë fryrjes së një gome të kamionit në horizontin e 10-të ka ardhur deri te shpërthimi. Lëndimet janë të lehta, kanë marrë trajtim në spital dhe janë liruar në shtëpi”, tha Sadiku.