Kryetari i “Dardanëve”, Lulzim Berisha sqaron videon me Xhakën: Ishte bisedë vëllazërore





Kryetari i tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha është lidhur direkt në emisionin sportiv “Favorit”, duke sqaruar situatën me Granit Xhakën.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet Lulzim Berisha në debat me Granit Xhakën.

Luli ka thënë se ajo ishte thjeshtë një bisedë vëllazërore.

“Ka qenë një bisedë vëllazërore, e di kontributin e tij. E gjitha ka qenë në suaza të normales, ka qenë një kërkimfalje nga ana jonë, nuk kanë ardhur vërshëllimet nga ana jonë e ‘Dardanëve’. Një bashkëbisedim shumë vëllazëror, jam munduar ta qetësoj Granitin. Ne nuk mirremi me pjesë tjera të tribunave. Ka qenë një kërkimfalje në emër të gjithë shqiptarëve, kam miqësi të mirë me ta. Graniti është në shtëpinë e tij. Ka qenë disrespekt për të”, tha ai.

Tutje, ai foli edhe për fishkëllimat ndaj Andi Zeqirit.

“Andi Zeqiri i meriton fishkëllimat, do ta fishkëllejmë sa herë që luan Kosova me Zvicrën”, përfundoi ai.