Kryeparlamentari Afrim Gashi ka uruar gjithë shqiptarët 28 Nëntorin Ditën e Flamurit.
“Urime 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit!
Kjo ditë pasqyron rrugëtimin historik të shqiptarëve dhe sakrificat ndërshekullore që kanë ndërtuar identitetin dhe dinjitetin tonë kolektiv. Për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, 28 Nëntori është simbol i unitetit, i rezistencës dhe i vlerave që na kanë mbajtur të fortë dhe të bashkuar.
Si Kryetar i Kuvendit të Republikës, mbetem i përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe të barazisë së shqiptarëve si popull shtetformues, duke punuar njëkohësisht për forcimin e bashkëjetesës me të gjitha popujt. Vëllazëria, respekti dhe uniteti janë shtyllat që na mbajnë stoik dhe faktor në vendin tonë.
Ta shfrytëzojmë këtë ditë si një moment për të nderuar veprën e paraardhësve, për të reflektuar mbi përparimin që kemi arritur dhe për të frymëzuar brezat që vijnë të ruajnë, forcojnë dhe kultivojnë idealin e kombit.
Gëzuar 28 Nëntorin!”, ka shkruar Gashi.