Sot jemi mbledhur për ta shënuar Ditën e Alfabetit të Guhës Shqipe.
Një ditë që bart simbolikë të fuqishme historike dhe kulturore.
Një ditë e lidhur me qytetin e Manastirit dhe me një nga momentet më të rëndësishme të historisë moderne shqiptare – Kongresin e vitit 1908.
Atëherë, në Manastir, qytet I cili u shndërrua në qendër të ideve përparimtare, lëvizjeve dhe vizioneve, inteligjenca shqiptare ndërmori hapin e madh drejt krijimit të një alfabeti të unifikuar, themel i kohezionit gjuhësor dhe kulturor të shqiptarëve.
Ky ishte një akt me rëndësi të thellë evropiane.
Një akt modernizimi, arsimi dhe hapjeje.
Në një periudhë kur Ballkani kalonte nëpër sfida të rënda, Kongresi i Manastirit tregoi se forca e një shoqërie buron nga dituria, nga gjuha dhe nga besimi në të ardhmen.
Të dashur bashkëqytetarë, Kjo ditë është e rëndësishme edhe për shtetin tonë.
Maqedonia është një shtëpi e diversitetit, i cili nuk ndan, por e pasuron historinë tonë të përbashkët kombëtare.
Komuniteti shqiptar, me kulturën, gjuhën, traditat dhe vlerat e veta, është pjesë thelbësore e shtetit tonë.
Sot, kur e shënojmë Ditën e Alfabetit të Guhës Shqipe, u japim mirënjohje përpjekjeve të brezave që luftuan për arsim, shkrim-lexim dhe zhvillim kulturor, por edhe të gjithë atyre që sot e vazhdojnë këtë rrugë.
Atdheu ynë i përbashkët bazohet në idenë se çdo qytetar ka vend të barabartë, vlerë të barabartë dhe mundësi të barabarta.
Pikërisht për këtë, Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj politikave që ndërtojnë besim ndëretnik, krijojnë hapësirë për zhvillim dinjitoz të gjuhëve dhe kulturave dhe e forcojnë kohezionin mes të gjithë qytetarëve tanë.
Kemi ambicje dhe dëshirojmë të ndërtojmë një shoqëri në të cilën të rinjtë maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, boshnjakë, romë, vlleh dhe të gjithë të tjerët ta shohin të ardhmen e tyre këtu – në një Maqedoni të fortë dhe të zhvilluar.
Një shoqëri në të cilën çdo gjuhë është urë, e jo kufi.
Forcë, e jo ndarje.
Pasuri, e jo sfidë.
Të nderuar miq,
Në këtë drejtim, Qeveria punon aktivisht në projekte që krijojnë një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike.
Jemi të përkushtuar për përmirësimin e infrastructures dhe mundësive në çdo komunë, modernizimin e shkollave, mbështetjen e institucioneve kulturore dhe hapjen e mundësive të reja për të rinjtë.
Janë duke u realizuar programe për digjitalizimin e shërbimeve, për zhvillimin ekonomik të bashkësive lokale dhe për fuqizimin e institucioneve që kujdesen për barazi dhe integrim.
Qëllimi ynë është që çdo qytetar, në çdo pjesë të vendit, ta ndiejë përparimin dhe ta dijë se shteti qëndron pas tij. Ky nuk është vetëm një obligim politik, por edhe një detyrë morale ndaj gjeneratave të ardhshme.
Më lejoni, në fund, të përcjell një mesazh I cili është thelbësor për të tashmen tonë dhe për të ardhmen që dëshirojmë ta ndërtojmë: suksesi është projekti ynë i përbashkët.
Vetëm nëse jemi të bashkuar në respekt, besim dhe përgjegjësi, do të mund të arrijmë rezultate që do ta çojnë Maqedoninë përpara.
Gëzuar Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Të vazhdojmë ta ndërtojmë atdheun tonë të përbashkët me respekt ndaj diversitetit dhe me një vizion të qartë për të ardhmen.