Kryeministri Mickoski nesër në Tiranë për Samitin e liderëve “Plani ynë drejt BE-së”





Kryministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nesër do të marrë pjesë në Samitin e liderëve “Plani ynë drejt BE-së”, i cili do të mbahet në Tiranë, në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryeministri Mickoski pritet të mbajë fjalim në panel-diskutimin me temë “Përmbushja e detyrimeve të përbashkëta, rezultatet dhe përshpejtimi”, ku do të prezantojë angazhimet dhe prioritetet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian, si dhe masat për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Samiti mbledh liderë të rajonit dhe përfaqësues të institucioneve evropiane me qëllim diskutimin e dinamikës së zbatimit të reformave dhe përshpejtimit të rrugës drejt Bashkimit Evropian./TS/