Kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, mbërriti me një “Fiat 500” në aksionin e madh të pastrimit të Shkupit që po zhvillohet nga sonte.
Nga sheshi përpara Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, sonte nisi aksioni i madh për pastrimin e kryeqytetit me moton “72 orë Shkup i pastër”.
Në terren janë angazhuar dhjetëra kamionë, cisterna dhe mjete të tjera mekanike, të gatshme të intervenojnë në të gjitha pjesët e qytetit.
Kryetari i ri i Shkupit, Orce Gjorgjievski, i cili sot mori zyrtarisht detyrën, theksoi se ky aksion përfaqëson hapin e parë drejt rikthimit të pamjes dinjitoze dhe të rregullt të qytetit.