Lidhur me njoftimin e palës kineze ndaj palës japoneze mbi ndërprerjen e importit të produkteve ujore japoneze, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning tha të mërkurën në një konferencë të rregullt për shtypin që pala japoneze premtoi të zbatonte përgjegjësinë e mbikëqyrjes ndaj produkteve ujore për eksport në Kinë dhe të garantonte sigurinë dhe cilësinë e tyre. Këto janë kushtet paraprake për eksportin e produkteve ujore japoneze në Kinë, por deri tani pala japoneze nuk ka ofruar materialet përkatëse teknike sipas premtimit.