Kina dhe Koreja e Jugut shprehen të gatshme për të thelluar bashkëpunimin miqësor dypalësh

Të shtunën pasdite, presidenti koreanojugor Lee Jae-myung u takua me presidentin kinez Xi Jinping dhe zhvilluan bisedime në Muzeun e Gyeongju-t.

Presidenti Lee Jae-myung u shpreh në takim që Koreja e Jugut u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Kinën dhe është e gatshme të punojë me palën kineze për të thelluar bashkëpunimin miqësor dypalësh. Të dy vendet duhet të thellojnë shkëmbimet e nivelit të lartë dhe shkëmbimet midis partive e pushtetit vendor, duke trajtuar siç duhet mosmarrëveshjet. Pala koreanojugore do të forcojë bashkërendimin me palën kineze në çështjet ndërkombëtare e rajonale, për të promovuar së bashku zhvillimin paqësor rajonal dhe global.

Gjatë bisedimeve, presidenti Xi vuri në dukje që Kina dhe Koreja e Jugut janë vende fqinje dhe partnere bashkëpunimi. Gjatë 33 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të dy vendet kanë zhvilluar aktivisht shkëmbime e bashkëpunim në të gjitha fushat, duke pasur përfitime dhe lulëzim të përbashkët. Kina i kushton rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me Korenë e Jugut dhe është e gatshme të punojë me palën koreanojugore për të forcuar më tej shkëmbimet e bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta, për të përballuar së bashku sfidat dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve të partneritetit të bashkëpunimit strategjik Kinë-Kore e Jugut.

Xi Jinping-u paraqiti katër propozime për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Së pari, forcimi i komunikimit strategjik dhe i themeleve të besimit të ndërsjellë;

Së dyti, thellimi i bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta;

Së treti, forcimi i ndjenjave të miqësisë midis dy popujve dhe promovimi i mirëkuptimit të ndërsjelltë;

Dhe së katërti, forcimi i bashkëpunimit shumëpalësh dhe nxitja së bashku e zhvillimit paqësor.

Pas bisedimeve, të dy liderët dëshmuan nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi në fushën ekonomiko-tregtare, financiare, bujqësore, tekniko-shkencore, të zbatimit të ligjit etj.

Po të shtunën në mbrëmje, Lee Jae-myung pati shkëmbime miqësore me Xi Jinping-un dhe shtroi një banket mirëseardhjeje për nder të tij