Kasami përballet me bojkot në Tetovë nga VMRO-ja, heshtje në VLEN?





Komuniteti maqedonas në Tetovë, përkatësisht anëtarësia e VMRO-DPMNE-së, mësohet jozyrtarisht se po bojkoton Bilall Kasamin në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ky bojkot, sipas burimeve, vjen si pasojë e politikave të dyanshme të Kasamit, i cili në disa raste paraqitet si patriot, ndërsa në raste të tjera si kryetar multikulturor.

Kasami, sipas të njëjtave burime, po përballet me pakënaqësi nga komuniteti maqedonas edhe për shkak të faturave të larta të mbeturinave dhe tatimit në pronë, si dhe për shitjen e disa pronave publike.

Mësohet gjithashtu se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, edhe pse ka qëndruar një natë në Tetovë me degën lokale të partisë, nuk ka arritur t’i bindë votuesit maqedonas të mbështesin Kasamin.

Nga ana tjetër, në raundin e parë të zgjedhjeve, Kasami ka marrë rreth 3 mijë vota nga komuniteti maqedonas, çka është interpretuar nga shtabi i tij si dëshmi e forcës elektorale në Tetovë.

Ndërkohë, deri në orën 13:00, pjesëmarrja në votime në Tetovë ka arritur rreth 19%.