Kapen 120 kilogramë drogë në një autobus në Prishtinë, arrestohet shoferi





Policia e Kosovës ka kapur 120 kilogramë drogë në një autobus, teksa shoferi është arrestuar tashmë. Aksioni është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet me dije se i dyshuari B.K është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në autobusin që po e drejtonte, i është gjetur dhe sekustruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë rreth 120 kg, shkruan Reporteri.net.

Ai është ndaluar për 48 orë.

“Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. B.K., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë. Prokuroria Speciale mbetet e vendosur në luftimin dhe ndjekjen e veprave penale, përfshirë atyre që lidhen me substanca narkotike, për të garantuar siguri dhe mirëqenie në komunitet”, thuhet në njoftim.