Jovica Ilievski pranon zyrtarisht mandatin për kryetar të Komunës së Bërvenicës





Sot, nga ana e Këshillit Komunal Zgjedhor të Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski ka marrë zyrtarisht mandatin për kryetar komune informon Tetovasot.

Në fjalën e tij pas dorëzimit të mandatit, Ilievski falënderoi të gjithë qytetarët për besimin dhe përkrahjen e dhënë gjatë procesit zgjedhor, duke theksuar se fitues është vullneti i popullit.

“Ju falemnderoj sinqerisht të gjithëve për besimin dhe përkrahjen që ma dhatë. Besimi juaj ndaj meje është motiv i madh për punë të përkushtuar, për projekte të reja dhe për suksese të përbashkëta. Sot nuk fitova unë, fituam të gjithë së bashku , fitoi vullneti i popullit,” deklaroi Ilievski.

Ai shtoi se kjo ditë është simbol i mesazhit të qartë dhe të paanshëm nga qytetarët, të cilët kanë votuar për përparim, rezultate dhe punë të ndershme.

“Këto zgjedhje konfirmuan se fitojnë projektet, uniteti dhe bashkimi. Me zemër për Komunën e Bërvenicës, ju faleminderit!” – përfundoi Ilievski.