Janevska: Hartuam Strategji të re për arsimin, përmes ENER do ta vendosim në shqyrtim publik dhe mundësi për plotësim





Grupi i punës i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës,
Delegacionit të BE-së, UNICEF-it, Bankës Botërore, GIZ-it, UNDP-së, Byrosë për
Zhvillimin e Arsimit, Qendrës për Zhvillimin e Arsimit Profesional, Qendrës
Shtetërore të Provimeve, Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe sektorit civil hartoi
Strategji të re për arsimin, e cila do të zbatohet nga viti 2026 deri në vitin 2032. Para
se të miratohet nga Qeveria, do të vihet në shqyrtim publik përmes sistemit qeveritar
ENER, me qëllim që të ofrohet mundësi për komente dhe sugjerime në drejtim të
avancimit të përmbajtjes.
Për këtë sot informoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska,
para fillimit të punëtorisë së validimit për Strategjinë, duke shprehur mirënjohje për të
gjithë ata që dhanë kontribut në përgatitjen e saj gjatë gjashtë muajve të kaluar.
“Arritëm konsensus të gjerë për drejtimin në të cilin do të veprojmë për zhvillimin e
arsimit maqedonas në të ardhmen dhe mendoj se nuk duhet të ketë kompromis. Dua
të theksoj se kjo strategji nuk na orienton në drejtim krejtësisht të kundërt;
përkundrazi, ajo është plotësim i asaj të deritanishmes, por fokusohet në sfidat që
nuk u tejkaluan dhe në ndjekjen e trendeve të reja globale në arsim,” tha Janevska.
Dokumenti thekson zhvillimin e programit të ri për arsimin parashkollor,
gjithëpërfshirjen në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe infrastrukturën, ku moment
kyç është optimizimi i rrjetit shkollor dhe implementimi i punës me një turn. Janevska
informoi se do të ndiqet zbatimi i konceptit të ri për arsimin e mesëm-gjizmnaz dhe
për arsimin profesional, si dhe model të ri për maturën shtetërore. Në vitin 2026 fillon
zbatimi i formulave të reja për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm. Do të
miratohet legjislacion i ri në arsimin e lartë, dhe veçanërisht do t’i kushtohet
vëmendje për zhvillimin e kapaciteteve kadrovike të MASH-it.
 Janevska: Hartuam Strategji të re për arsimin, përmes ENER do ta vendosim në shqyrtim publik dhe mundësi për plotësim
„Në dy vitet e para, Strategjia do të fokusohet në objektivat që Maqedonia duhet të
arrijë sipas Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Bashkimi
Evropian. Si Qeveri, do të kujdesemi që të sigurojmë të gjitha mjetet e nevojshme
për realizimin e masave, projekteve dhe aktiviteteve të orientuara drejt arritjes së
treguesve,” shtoi ministrja.
 
Ministrja konfirmoi se opinioni gjerë do të ketë mundësinë të kontribuojë në krijimin e
versionit më të mirë të dokumentit strategjik, së bashku me planet e shoqëruara të
veprimit, pasi ai nga nesër do të publikohet në sistemin ENER të Qeverisë dhe do të
jetë i disponueshëm për komente, sugjerime, vërejtje, para miratimit përfundimtar.