Deri në orën 15:00, pjesëmarrja në votime në Strugë dhe rajonin e Strugës arrin 27,5%, njoftoi kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Minir Zhuta.
Procesi i votimit po zhvillohet pa ndonjë parregullsi të madhe, me rrjedhë normale në vendvotime, njofton TS.
Dita e zgjedhjeve do të zgjasë deri në orën 19:00, pas së cilës do të publikohen rezultatet e para jozyrtare nga komisionet komunale zgjedhore./TS