Izet Mexhiti veçse është më kryetar i VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani

“U kanë hy thikat Billit me Izetin, kush ta merr VLEN-in” – është fjalia që dëgjohet dhe u bë shkak për rreshtat në vijim.

Po e them që në fillim, aspak nuk më intereson kush do ta drejtojë një grup partish që na mashtruan me premtimin për “ndryshim”, por që ndryshimin e shndërruan në mashtrim. Megjithatë, kjo fjali më frymëzoi, sepse më kujtoi një të vërtetë të madhe: “Horrat në fund shkatërrohen mes veti”. Deri atëherë, për korrektësi, të themi se Izeti veçse është më kryetar i VLEN-it, jo se unë dua kështu, ose dikush tjetër ndoshta, por sepse kështu është plani, dhe kështu po ndodh.

Nga tabori i Billallit thonë se ai është “nxehur” për ta marrë drejtimin e VLEN-it, pasi ka dalë më i votuari ndër kandidatët e këtij koalicioni. Mirëpo, nga ana tjetër, Izeti me përvojën e tij 20-vjeçare në BDI dhe me njohjen e mirë të taktikave të saj ka arritur ta mbajë nën kontroll grupin e VLEN-it, pavarësisht mërive, ambicieve, inateve dhe lojës pas shpine që i kanë bërë njëri-tjetrit që nga dita e bashkimit.

Pritjet dhe rezultatet janë të qarta, se drejtimin e VLEN-it do ta merr Izeti, e jo Bilalli.

Sa për Zeqirijain, ai as që është në kombinim, sepse, siç thonë me të drejtë njerëzit: Alternativa ka aq aktivistë sa funksionarë.
Ose, siç e ka përmbledhur me saktësi Kim Mehmeti: “Parti me një mini-bus njerëz.”

E se çfarë pretendimesh kanë Arben Fetai, Bekim Qoku e Bekim Fazliu në garën për kryetar të VLEN-it do ta shohim ditët në vijim, megjithëse këta janë pa struktura partiake.